Kroacisë i është parashtruar padi grupore për pagesën e dëmeve në vlerë prej 3,5 miliardë dollarëve për krimet e kryera mbi serbët, romët dhe hebrenjtë e Kroacisë, gjatë Luftës së Dytë Botërore, që vitin e kaluar në maj para një gjykate në Çikago e kanë ngritur disa persona, publikoi gazeta zagrebase “Veçernji list”.
Me padi kërkohet pagesë e dëmshpërblimit të viktimave, trashëguesve të tyre dhe anëtarëve të familjes edhe atë jo vetëm për dëmin material për pronën e marrë, por edhe për torturat që i kanë pësuar në llogoret e përqendrimit të ustashëve.
Burime të Ministrisë kroate të Punëve të Jashtme për “Veçernji list” ka konfirmuar se padia i është dërguar Kroacisë përmes Ambasadës Amerikane në Zagreb.
Hoxha: Anëtarësimi në BE, rrugë konkrete modernizimi për ven...
Parashikimi i motit për nesër, pritet edhe borë
U.D. Presidentja Albulena Haxhiu nesër viziton tri fshatra t...
Ylli i Bilbaos në “radarin” e Liverpoolit
BE lehtëson rregullat për ndihmat shtetërore, unioni, subven...
Ekstradohet nga Norvegjia në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-...