Zgjedhje do të ketë në maj të vitit 2024 bashkë me ato presidenciale dhe kjo është përfundimtare, deklaroi sonte ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
Në një paraqitje për Kanal 5, Osmani theksoi se nuk do të ketë zgjedhje në periudhën e ardhshme sepse, siç tha, kanë vlerësuar se kjo nuk është në interes të qytetarëve dhe shtetit.
“Kështu që këtë duhet ta heqim nga tavolina edhe si mundësi për bisedime”, tha Osmani, duke shtuar se tani fokusi duhet të vendoset në atë se si të menaxhohet kriza.
Ai gjithashtu tha se vendi ndodhet në krizë ekonomike dhe për këtë, sipas tij, duhet të gjendet zgjidhje me opozitën që të ketë marrëveshje bazike për përballje me krizën.
“Problemi në këtë qasje është që karrierat politike janë më të rëndësishme në përcaktimin e hapave politikë të partive”, tha Osmani.
Adri dhe Iliriana urojnë Bajramin me një video simpatike
U arrestua dy ditë më parë, vdes në burg 41-vjeçari
Ambasada amerikane shpërndan mesazhin e Trumpit për Fitër Ba...
Lladrovci uron Bajramin: Paqe, shëndet, harmoni dhe begati n...
Tërnava: Kush i bën keq vendit do të japë përgjegjësi para Z...
Tri ekstradime dhe një transferim i të dënuarve drejt Kosovë...