Zëvendëskryeministri Bujar Osmani sot në ‘Click plus’ tha se “tre njerëz që unë i kamë njohur dhe me të cilët kam komunikuar, sot janë të vdekur si rezultat i coronavirusit”.
“Njëri prej tyre ka qenë i ri, ka qenë me shëndet të mirë, me karrierë të mirë dhe jetë të lumtur dhe me fëmijë të vegjël dhe humb jetën si pasojë e virusit. Fëmijët e tij do të jetojnë pa prindin e tyre si rezultat i coronavirusit”, tha Bujar Osmani.
Ai tha se qytetarët e Maqedonisë duhet të mësohen të jetojnë me maska dhe se nëse ka njerëz të cilët nuk besojnë se ekziston ky virus, atëherë është e kotë.
“Nëse nuk e keni vetëdijen për të kuptuar se kjo sëmundje ju vret juve dhe më të afërmit tuaj, atëherë gjithçka është e kotë”, tha Osmani.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...