Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoni të Veriut, Bujar Osmani, sot ka zhvilluar takim pune me shefin e Delegacionit të BE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ambasadorin David Geer.
Nga MPJ thonë se fokusi i bisedimeve ishte bashkëpunimi ndërmjet OSBE-së, të cilën ne e kryesojmë aktualisht, dhe BE-së, duke përfshirë këtu edhe nevojën për një koordinim më të ngushtë në kontekstin e ndjeshëm gjeopolitik. Ministri Osmani e informoi ambasadorin evropian për vizitën e fundit në Kiev dhe takimet me kreun e shtetit ukrainas.
“Ai paralajmëroi vizitë në Bruksel në fund të muajit, ku në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së do të takohet me krerët e institucioneve të BE-së, ku temë qendrore e bisedës do të jetë Ukraina”.
“Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për dosjen evropiane të Maqedonisë së Veriut, përkatësisht për agjendën e reformave në dritën e negociatave të filluara për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në këtë kontekst, ambasadori Gir vuri theksoi sinjalet pozitive nga Komisioni Evropian për nivelin e gatishmërisë së administratës sonë dhe fillimin e shkëlqyer të procesit të shqyrtimit. Ai potencoi gjithashtu rëndësinë e miratimit të amendamenteve të paralajmëruara kushtetuese, të cilat kërkojnë vullnet të sinqertë politik dhe kurs pro-evropian nga të gjithë faktorët politikë në vend”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
Gjithashtu thuhet se ministri Osmani iu referua momentumit aktual që nuk duhet ta lëshojmë në raport me procesin e integrimeve evropiane, si garanci për stabilitet afatgjatë, zhvillim ekonomik dhe konsolidim të sundimit të ligjit.
Sot vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve të aku...
Moti sot në Kosovë
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...