Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani realizoi takim me Sekretaren e Përgjithshme për bashkëpunim rajonal të Shqipërisë, Majlinda Bregu.
Siç njoftojnë nga MPJ Maqedoni të Veriut, në takim u bisedua për çështjet aktuale lidhur me integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, me theks të veçantë në statusin e dosjes eurointegruese të Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhe u shpreh pritja për miratimin sa më të shpejtë të kornizës negociouese për Maqedoninë e Veriut dhe mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare, e cila do të shënojë fillimin e procesit negociator për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Në fokus të bisedimeve ishte bashkëpunimi rajonal dhe aktivitetet në kuadër të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal – Plani i investimeve ekonomike për Ballkanin Perëndimor, transformimi socio-ekonomik i rajonit të Evropës Juglindore, Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor dhe tema të tjera që kontribuojnë për bashkëpunim të frytshëm dhe të pasur rajonal.
Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për ndikimin e invazionit rus ndaj Ukrainës në procesin e rrumbullakimit të së ardhmes evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe efektet e luftës në bashkëpunimin rajonal në rajonin tonë dhe më gjerë. /arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...