Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani për “Makfaks” deklaroi se vendi jonë është i varur nga gazi rus.
“Ne jemi tërësisht të varur nga gazi rus, shtëpitë tona nuk janë të lidhura me gaz, por e varur është industria, për shembull ngrohja qendrore e Shkupit. Por vendimet tona janë në koordinim me BE”, tha Osmani.
Sipas tij, Rusia nuk ka kapacitet ekonomik që të rrezikoj botën.
“Mund të dërgojë deri te çrregullim, por më duhet ta citojë Presidentin amerikan i cili thotë se duhet paguar një çmim të caktuar. Ne jemi anëtare e NATO-s dhe kemi çasje tek të gjitha informacionet. Nuk kemi informacione se ka ndonjë kërcënim në rajon dhe se do të ndodhë ndonjë gjë”, tha Osmani.
Ai paralajmëroi gjithashtu takimet e ardhshme me palën bullgare, edhe me politikanët edhe me ekspertët, do të bëhen në Shkup./Telegrafi/
Xabi Alonso flet për shkarkimin e mundshëm pas rezultateve n...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...