Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i ngarkuar për çështje evropiane, Bujar Osmani së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, nesër do të qëndrojnë për vizitë pune në Republikën e Italisë, në kuadër të së cilës do të realizojnë takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Italisë, Enzo Moavero Milanesi, si dhe do të takohen me kryetarin e Komitetit për marrëdhëniet me vendet e Ballkanit Perëndimor në Senatin Italian, Lucijano Di Alfonso.
Tema qendrore e takimeve, thuhet njoftojnë nga e SÇE, do të jetë integrimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE, si dhe mbështetja nga ana e Italisë për vendin pas shpalljes së Raportit të Progresit, në prag të mbajtjes së Këshillit Evropian në muajin e qershorit të këtij viti. Gjatë bisedimeve pritet të përfshihen edhe çështjet lidhur me perspektivën evropiane të vendeve të tjera nga Ballkani Perëndimor dhe dinamika rajonale.
Nga Italia, zëvendëskryeministri Osmani dhe ministri Dimitrov vazhdojnë në vizitë pune bilaterale në Mbretërinë e Belgjikës, ku pasnesër do të realizojnë takim me zëvendëskryetarin e Qeverisë dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Çështje Evropiane të Mbretërisë së Belgjikës, Didie Rejnders.
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci