Bullgaria në vitin 2017 dërgoi një deklaratë të njëanshme për gjuhën maqedonase në OKB, por opinioni nuk ishte fare i informuar për të, njoftoi sot ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.
“Nota unilaterale për gjuhën maqedonase me të njëjtën përmbajtje është dërguar nga Bullgaria në Kombet e Bashkuara në vitin 2017, sapo është nënshkruar Marrëveshja e Prespës dhe sapo gjuha maqedonase ishte futur në hartën e gjuhëve botërore, por publiku në vendin tonë nuk është informuar për këtë, e bën edhe në BE, ku e kanë dërguar atë notë për herë të parë në vitin 2018, por nuk ka asnjë rëndësi juridike sepse Sofja ka votuar për Kornizën negociatore në të cilin gjuha jonë është e pastër”, tha Osmani në konferencën për media me shefin e diplomacisë portugeze, Joao Gomes Cravinho.
Në lidhje me kritikat se teksti në deklaratë nuk ishte i korrigjuar, shefi i diplomacisë tha se ajo që pa publiku ishte vetëm një përkthim i deklaratës, e cila, nga ana tjetër, i ishte bashkangjitur BE-së në gjuhën origjinale angleze.
“Deklarata unilaterale nuk është tekst historik që përshkruan kronologjikisht të gjitha aspektet e zhvillimit të gjuhës, gjuhën e kemi përshkruar me elementet më të rëndësishme nga Kushtetuta, nga rezoluta dhe nga konkluzionet e Kuvendit”, tha Osmani. /arbresh.info/
Parandalohet kontrabandimi i dy telefonave në Qendrën e Para...
“Mos e lejoni askënd të na ndajë”, Hamza i bën t...
“Hantavirusi, asnjë rast në Shqipëri”, Ministria e Shëndetës...
Kurti pret përfaqësuesen e UNHCR-it, temë refugjatët dhe per...
Operacion antimafia në Napoli, 14 të arrestuar të lidhur me ...