Statusi i dialogut ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë ishte tema kryesore e takimit të sotëm të Kryesuesit të OSBE-së, Ministrit Bujar Osmani me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, njoftojnë nga MPJ.
“Besoj se situata mundëson angazhim konstruktiv përmes platformave të ndryshme ndërkombëtare dhe bilaterale në mënyrë që të arrihet një zgjidhje dhe një marrëveshje paqësore e cila do të jetë e pranueshme për të gjithë dhe kështu edhe e qëndrueshme”, tha Osmani në takimin me Aliyevin.
“Unë do të vazhdoj me këtë qasje të balancuar. OSBE-ja, me të gjitha sfidat me të cilat përballet, është ende një forum që është vërtet i interesuar për ta parë paqen në këtë rajon kyç”, shtoi Osmani.
Osmnai tha se ka ishte i interesuar të dëgjojë çështjen e integrimit të armenëve në Azerbajxhan.
“Isha veçanërisht i interesuar të dëgjoja për çështjen e integrimit të armenëve në Azerbajxhan dhe se si, pas shumë vitesh konflikti dhe tensioni, mund të rivendoset stabiliteti dhe besimi”, tha Osmani.
Ai kërkoi mbështetje nga Azerbajxhani, si një partner i vjetër i OSBE-së, për zgjidhjen e çështjeve më urgjente të Organizatës dhe në këtë mënyrë për t’u përballur më mirë me sfidat e sigurisë që prekin Kaukazin e Jugut, si dhe rajonin më të gjerë të OSBE-së.
Dënohet me 20 vjet burgim gruaja që vrau kunatin në Prishtin...
Dorëheqja e Haxhi Avdylit, vjen reagimi i Partisë Guxo
Tentoi t’i fuste “në të zezën” mbi 500 litra naftë nga Kosov...
Osmani ende s’e ka nënshkruar dekretin për datën e zgjedhjev...
Ministrja Gërvalla: Juristët dhe avokatët shqiptarë në Zvicë...
Lirohet qarkullimi i automjeteve në Jarinjë