Zoran Zaevi është barrë që po e fundos Republikën e Maqedonisë.
Shteti mbeti jashtë nga strukturat e BE-së përshkak të paaftësisë së Qeverisë, konsideron opozita.
“LSDM-ja në kampanjën zgjedhore premtonte datë për fillim të bisedimeve deri në fund të vitit 2017 dhe gënjeu. Zoran Zaevi personalisht premtonte se duhet të shpejtohet me ratifikimin e marrëveshjes kapitulluese për ndryshimin e emrit në Kuvend, që në Samitin e BE-së më 26 qershor, Maqedonia të marr dritë të gjelbër për fillim të bisedimeve me BE-në pa kushte. Zaevi gënjeu përsëri.”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.
Opozita konsideron se Maqedonia mbetet në vend, korrupsioni është nivel të madh, institucionet dhe gjyqësia janë të partizuara, kurse kriminaliteti i Qeverisë vazdon, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Zoran Zaevi në vend të reformave dhe projekteve në interes të qytetarëve, i kushtoi vëmendje shitjeve të interesave shtetërore. Përderisa Maqedonia bie në plan ekonomik për shkak të paaftësisë së Qeverisë, Zoran Zaevi bën marrëveshje ku Maqedonia poshtërohet”, thuhet nga OBRM-PDUKM-ja.
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...