Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut opozita shqiptare është përplasur me pushtetin që një pjesë e tij është e përfaqësuar po ashtu nga shqiptarët. Opozita kritikon pushtetin për mospunësim të shqiptarëve, ndërkaq pushtetarët e mohojnë.
Pas shfuqizimit të “Balancuesit”, tetë muaj më parë, nga Gjykata Kushtetuese është rrezikuar përfaqësimi i drejtë i shqiptarëve në institucionet shtetërore të Maqedonisë së Veriut.
Partitë shqiptare në opozitë akuzojnë se në konkurset e fundit raporti i pranimeve është 20 me 0 në dëm të qytetarëve shqiptarë.
Kurse, koalicioni VLEN ka njoftuar sot se 38 shqiptarë janë punësuar në sektorin e librave amë.
Për çështjen e përfaqësimit të shqiptarëve u përplasën në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, pushteti dhe opozita shqiptare.
“Disa herë u deklaruat se jeni duke punuar intenzivisht për këtë ligj, për ta bërë ligjin më të mirë dhe për ta bërë në përputhje me ligjet aktuale dhe kushtetutën e RMV-së, madje dje e kishit inspiruar edhe kryeministrin, i cili e vazhdoi vazhdën e VLEN-it, duke thënë se jemi duke bërë ligjin për përfaqësim të drejtë dhe një vit kaloi duke bërë atë ligj”, tha Ilir Hasani, deputet i Frontit Evropian.
“Juve sikur ju ka kap një lloj amnezie si BDI, por qytetarët nuk vuajnë nga amnezia. Ne e dimë mirë se kush jemi, e dimë mirë se çfarë keni bërë në lidhje ne çështjen e përfaqësimit drejtë dhe adekuatë, ku vazhdimisht si çështjen e gjuhës, si çështjen e decentralizimit dhe të gjitha çështjet tjera, që janë bërthama e Marrëveshjes së Ohrit ju keni sjellur improvizime të njëpasnjëshme”, tha Arben Fetai, zëvendëskryeministër i Maqedonisë së Veriut.
Kryeministri Hristian Mickovski paralajmëroi ndërkohë se ligji për përfaqësim të drejtë do të jetë gati më 24 qershor. Sipas tij, pas kalimit në Komisionin e Venedikut, ky ligj do të dorëzohet në Kuvend për miratim.
Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, shqiptarët duhet të përfaqësohen në institucione me 29.52%, shifër kjo me të cilën kanë dalë në regjistrimin e fundit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut./rtk
Tragjedi në Kaçanik: Dyshohet se një person ra në bunar, nxi...
Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga...
Fushtica: Nga tërmeti nuk raportohet për dëme të serioze apo...
Komuna e Prishtinës del me udhëzime për qytetarët pas tërmet...
Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete...
Emocione në Big Brother: Luizi surprizohet nga vajza e tij, ...