Në Serbi partitë opozitare e kanë kritikuar presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, për mospjesëmarrjen e tij në samitin BE-Ballkani Perëndimor. Sipas tyre, mungesa e Serbisë në një takim të tillë dërgon mesazh izolimi.
Partitë opozitare vlerësuan se vendimi i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që vendi të mos marrë pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel është i dëmshëm dhe e largon edhe më tej Serbinë nga rruga evropiane. Sipas tyre, mungesa e Serbisë në një takim të tillë dërgon mesazh izolimi dhe dëshmon mungesën e një politike të qartë dhe të qëndrueshme evropiane të pushtetit.
“Serbia po humb hapin ndaj vendeve të tjera kandidate për anëtarësim në BE dhe se mos shkuarja në samit nuk është rezultat i një strategjie shtetërore, por i vendimeve personale të presidentit Vuçiq, të lidhura me mungesën e reformave”, tha Pavle Grboviq, kryetari i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë.
Opozita thotë se kjo është një shenjë e rënies përfundimtare të politikës së të ulurit në katër karrige, pra midis Perëndimit dhe Rusisë e Kinës.
“Qytetarët e Serbisë janë bërë peng i vendimeve impulsive të një njeriu të vetëm dhe se ky veprim përfaqëson dështimin përfundimtar të politikës së integrimeve evropiane formale”, Radomir Llazoviq, bashkëkryetari i Frontit të Gjelbër-të Majtë.
Ndërkohë, përfaqësuesit e koalicionit qeverisës i hodhën poshtë kritikat, duke theksuar se vendimi i presidentit është i arsyetuar dhe përfaqëson një protestë politike ndaj qasjes së Bashkimit Evropian ndaj Serbisë dhe mungesës së përparimit konkret në negociata.
Presidenti Vuçiq konfirmoi se për herë të parë në 13 apo 14 vitet e fundit, Serbia nuk do të ketë asnjë përfaqësues në samitin BE-Ballkani Perëndimor.
Në të njëjtën kohë, Këshilli i BE-së nuk e ka dhënë lejen për hapjen e Klasterit 3, duke theksuar se nevojitet përparim i mëtejshëm në sundimin e ligjit dhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, çka do të vazhdojë të përcaktojë ritmin e procesit të integrimit evropian të Serbisë.
New Delhi, smogu i rrezikshëm “mbyt” qytetin
Aksioni kundërkorrupsion me shtatë të arrestuar, Prokuroria ...
Edi Rama: Shqipëria mund ta ndihmojë BE-në të mbijetojë – na...
Napoli i Rrahmanit në finalen e Superkupës së Italisë, mund ...
Haradinaj: Nuk flas më si opozitar, por si qeveritar i nesër...
Aksion i madh kundërkorrupsion i AKI-së dhe Policisë, arrest...