Tirana, Shkupi dhe Beogradi do të bashkohen sërish në mbledhjen e qeverive që është planifikuar në muajin shtator. Nga qeveria e Maqedonisë së Veriut, kofirmonjnë se përgatitjet janë në fazën përfundimtare dhe pritet nënshkrimi i disa marrëveshjeve më karakter ekonomik.
Nga qeveria e RMV-të bëjnë të ditur se bashkëpunimi rajonal duhet vlerësuar për konkurrueshmërinë që sjell me krijimin e një tregu të përbashkët, duke lehtësuar edhe rimëkëmbjen pas krizës së shkaktuar nga pandemia.
“Nuk e quajmë as minishengen , po e quaj si iniciativë iniciativë ekonomike, dhe nëse nuk diskutohet asnjëherë nuk mund të kuptohet. Andaj unë i kuptoj brengat, e kuptoj çdo moment të hezitimit por duhet të diskutohet sepse fundja qëllimi i iniciativës është qëllim fisnik, ajo është t’i sjellim një mundësi më të madhe qytetarëve tanë, bizneseve tona, ekonomive tona. Sepse po e them, kjo është jetike për rimëkëmbjen më të shpejtë në periudhën pas COVID, nëse e humbim një rast të tillë, do e humbim të gjithë”, thotë nga Qeveria e RMV-të.
Rrufeja godet bagëtinë në Delvinë, ngordhin rreth 200 dele
Konjufca në Kaçanik: Qytetarët kërkojnë vazhdim të punëve dh...
Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-...
Aro Muric largohet nga grumbullimi, Kosova fton këtë portier
Pacolli në Podujevë: Bashkë ia qesim pikën
Prishtina gati për Katy Perry, Sunny Hill konfirmon performa...