Tërmeti i mëngjesit të sotëm në Shqipëri, përveç dëmeve të mëdha materiale, ka marrë edhe jetë njerëzish.
Për të ndihmuar të prekurit nga tërmetet me epiqendër në Durrës, në Maqedoninë e Veriut janë organizuar shoqata, grupe tifozësh, Kryqi i Kuq dhe persona privat, të cilët duan t’u dalin në ndihmë qytetarëve në Shqipëri, njofton Telegrafi Maqedoni.
Kryqi i Kuq do të bëjë mbledhjen e të hollave, të cilat mund të donohen përmes numrit të telefonit: (070/075/077 – 143 400).
Ndërkaq grupet e tifozëve “Ballistët – Tetovë” dhe “Kastriotët – Gostivar” përveç të hollave, do të mbledhin edhe veshje dhe ushqime.
Përveç këtyre, edhe institucione tjera shtetërore dhe persona privat kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=3183505705053001&id=131613580242244
https://www.facebook.com/ballistet.1992/posts/2875702762460075
Kurti komenton deklaratën e Gecit për burgim të përjeshtëm p...
Përurohen transformimi i Klinikës së Kardiologjisë në QKUK
Shqipëria luan miqësore me Luksemburgun në qershor
Dështon mbledhja e komisionit për shëndetësi, shkak kuorumi
FSK-ja drejt Gazës, Amerika vendos kur nisen trupat nga Koso...
Barcelona ka disa objektiva për merkaton e verës, ndër ta ed...