Përmes një kumtese të lëshuar reagoi partia opozitare ndaj sjelljes së pahijshme të Qeverisë ndaj mediumeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“OBRM-PDUKM-ja e dënon rëndë qasjen e Qeverisë ndaj mediumeve dhe ndaljen e fotografëve dhe kameramanëve që në mënyrë profesionale punojnë punët e tyre. Kanosje dhe nënçmimet drejt mediumeve janë kanosja ndaj publikut dhe tregojnë mospasjen e kapacitetit demokratik të Qeverisë”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.
Ka partia opozitare kërkojnë nga Kryeministri Zoran Zaev që menjëherë të kërkojë falje para mediumeve për sjelljen e pahijshme ndaj profesionistëve që vetëm se kanë kryer punën e tyre, që është informimi i publikut.
“Kryeministri Zoran Zaev menjëherë duhet të ndërrojë këshilltarin e ti për media që me kanosje dhe nënçmime u përpoq t’i frikësojë gazetarët. Vetëm me marrjen e këtyre hapave, Kryeministri Zoran Zaev do të tregojë seriozisht se punon për lirinë e mediave”, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/
Shqipëria përfiton miliona euro nga Komisioni Evropian
Nuk u paraqit në punë për mbi 68 ditë, “Trepça” ia shkëput k...
A kanë nisur negociatat për koalicion mes VV-së dhe LDK-së? ...
Mes përplasjeve dhe tensioneve, lirohen 19 protestuesit e ar...
`Vazhdoni të ëndërroni, deklarata e Rutte-s për SHBA-në shka...
Anulohet televotimi në Big Brother Albania – Vëllai i ...