Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së, thuhet se “Maqedonia nuk guxon të jetë peng i krimit të Zoran Zaev dhe se zgjedhje duhet të ketë për t’u ndalur hyrja në borxhe, ikja e të rinjve, korrupsioni dhe zero investime kapitale.
“Për çdo ditë, frika e Zaevit nga ballafaqimi me qytetarët bëhet më e madhe për shkak se e din se do ta çojnë në opozitë, do të kërkojnë nga ai edhe përgjegjësi penale dhe kthimin e çdo denari të vjedhur”, shprehen nga OBRM-PDUKM.
Sipas tyre, Zaevi me Ligjin për Prokurori Publike dëshiron ta amnistojë vetë dhe të vazhdojë me drejtësinë përzgjedhëse.
“Është e qartë se ai është koka e krimit. Nga incizimi i publikuar në opinion mund të dëgjohet se si krimineli Zoran Zaev pranon se ka ndihmuar televizionin e Bojan Jovanovski i cili është i dyshuari kryesore për rastin ‘Haraçi’ bashkërisht me Katica Janevën”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.
Sipas kësaj partie, dëshiron që incizimet ilegale të përdoren si dëshmi për të tjerët por jo edhe për atë./Telegrafi/
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...