Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se LSDM-ja me dhunë dhe kundër vullnetit të popullit po e zbaton marrëveshjen për ndryshimin e emrit në Kuvend.
Nga OBRM-PDUKM thonë se KSHZ dhe qytetarët treguan se Marrëveshja e Prespës është e vdekur politikisht dhe juridikisht, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Këtë nuk e kupton vetëm Zaev. Pikërisht për këtë shumicë e madhe e qytetarëve janë kundër këtij pushteti jodemokratik. Zaevi dhe pushteti i tij kriminel me kërcënime dhe presione siguruan mbështetje parlamentare për joligjshmërinë e tyre. Presioni ndaj deputetëve është parim i jodemokracisë”, thonë nga partia opozitare.
Ata në fund thonë se pushteti është i paaftë për të realizuar projekte dhe për këtë arsye shkurton mjetet në fusha të ndryshme.
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...