OBRM-PDUKM e vlerëson si të turpshme atë se pjesëtarët në luftërat e huaja janë dënuar për tre herë më pak nga të gjykuarit për ngjarjet e 27 prillit.
“Vetëm fakti se të kthyerit nga lufta në Lindjen e Afërme, terrorist të cilët kanë luftuar në anën e ISIS-it, që kanë ekzekutuar njerëz në baza ideologjike, morën dënime me burg prej gjashtë vjetësh, dënime tre herë më të vogla se ato të dhëna për zyrtarët policor në një rast të montuar politikisht për ngjarje e 27 prill”, akuzojnë nga OBRM-PDUKM.
Nga OBRM-PDUKM thonë se të burgosurit politik nuk janë karakteristik e një shteti demokratik, aspirate për anëtarësim në BE.
Nga atje thonë se Maqedonia është shteti i vetëm në Evropën demokratike ku ka të burgosur politik nëpër burgjet e saja.
Gjykata Penale dje dënoi me gjashtë vjet burg gjashtë shtetas të Maqedonisë për pjesëmarrje në luftërat e huaja, ndërsa njëri u dënua me nëntë vjet burg për shkak të kryerjes së veprës penale “organizim terrorist”./Telegrafi/
Detaje nga aksidenti ku humbi jetën 7-vjeçari, arrestohen dy...
Afati për president po afrohet: Haziri thotë se Kurti, Hamza...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Mbi 300 ndërhyrje kirurgjikale në fillim të 2026-s, Rama vle...
Turqia merr masat e para për luftën e mundshme mes SHBA-së d...
OVL-UÇK sot mban konferencë për media