Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, nëpërmjet një kumtese për media thotë se nga 19 nga 23 rekomandimet e GREKO në raportin e vitit 2019, të cilat duhej të zbatoheshin në vitin 2020, nuk janë zbatuar nga Qeveria.
Nga OBRM-PDUKM thonë se Qeveria e Zaevit nuk ka mundësuar punë pa pengesa të Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit.
“Një nga problemet më të mëdha është roli i dyfishtë i Nikollovskit, i cili duhet të jetë edhe anti-korrupsionit edhe politikan me pozitë të lartë. Nikollovski dhe praktikisht konflikti i interesave. Funksioni i tij ka fuqi, në vend që të shërbejë për luftën ndaj korrupsionit”.
“Sipas GREKO zbatimi i Kodit për sjellje është në duar të zv.kryeministrit që ka kompetenca të hetojë dhe dënojë shkeljet dhe korrupsionin. Kjo është e papranueshme dhe nuk përputhet me praktikat e GREKO-s”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/
Moti këtë fundjavë
Akt i guximshëm: Sasa publikon fotot ku tregohet trupi i saj...
Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirë...
Flick: Barcelona ka shumë punë, pavarësisht epërsisë
Raportohet se plani i paqes parasheh anëtarësimin e Ukrainës...
“18 vjet, dreq”, përplasje, ofendime e xhelozi mes Benitës d...