OBRM-PDUKM akuzon se qeveria e LSDM-së dhe BDI-së në kushtet e krizës dhe varfërisë shpenzuan mbi 2.5 milionë euro për blerje të veturave. Shumica e këtyre veturave të reja zyrtare janë me çmim mbi 30 mijë euro. Me një fjalë përderisa populli nuk ka para për të hedhur karburant, qeveria e LSDM-së dhe BDI-së blejnë automjete luksoze me para publike dhe pastaj i transportojnë me para publike.
“Qeveria pretendon se ka ditur për krizën nga nëntori i vitit të kaluar dhe pikërisht në atë periudhë ka shpenzuar miliona euro për shpenzime joproduktive dhe luks. Shohim që përveç automjeteve të reja zyrtare, kanë shpenzuar edhe për shërbime hoteliere, kafe, jardiniere, mobilie, lule dhe njëkohësisht kërkojnë me hipokrizi qytetarët të kursejnë”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Nga atje thonë se qeveria e LSDM-së dhe BDI-së janë totalisht të shkëputura nga realiteti, një gjë thonë, tjetër bëjnë.
“Me siguri nuk i shpenzojnë buxhetet e tyre familjare në mënyrë të paskrupullt siç bëjnë me paratë e popullit nga buxheti i shtetit. Këta miliona, në vend që të rrëzojnë qeverinë, mund të përfundojnë duke mbështetur kompanitë, ekonominë, qytetarët, studentët, pensionistët, fermerët”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/
Barcelona bie nga ‘froni’ i La Ligas, mposhtet në udhëtim ng...
India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – arri...
Cilat janë gabimet më të zakonshme kur pini kafe gjatë ditës...
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...
Niko Peleshi: Pavarësia e Kosovës, akt historik për kombin s...
Macron uron Osmanin, kërkon që marrëveshjet e Brukselit dhe ...