Nëpërmjet konference për shtyp, zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Dimçe Arsovski akuzoi se Zoran Zaev jo vetëm që ka ka ditur për rastin ‘Haraçi’ por ai edhe ka udhëheqë me gjithë këtë rast.
“Kjo është ajo që OBRM-PDUKM e thotë gjatë gjithë kohës. Zoran Zaev është koka e krimit të kësaj Qeveria dhe Zoran Zaev është asgjë më shumë se një kriminel i amnistuar”, tha Arsovski, njofton Telegrafi Maqedoni.
Arsovski pyeti se sa para të marra nga çanta Luis Vuitton kanë përfunduar tek Zaev.
“Oktapodi kriminal është shumë më i madh. Janë të përfshirë politikanë, prokurorë, gjykatës, avokatë, të punësuar në televizionin e Boki 13, anëtarë të lidhjes ndërkombëtare dhe shumë të tjerë”, theksoi Arsovski.
Shefi i OSBE-së në Kosovë përgëzon Kurti për Ligjin për të H...
Macron ofrohet si ndërmjetësues paqeje midis Izraelit dhe Li...
Daniel Serwer pas shkarkimit të Grenellit nga “Kennedy...
Si rrezikohen Kosova dhe Ballkani nga lufta në Lindjen e Mes...
Serbia mirëpret kompromisin e Kurtit për Ligjin për të Huajt...
Shqipëria prezanton në OKB progresin në barazinë gjinore