OBRM-PDUKM-ja opozitare protestuan në disa qytete në vend. Sipas përfaqësuesve të partisë, protesta është mbipartiake për mbrojtjen e vijave të kuqe për mbrojtjen e identitetit.
Kumanova, Tetova, Velesi, Kavadari, Prilepi, Ohri dhe Manastiri janë qytetet prej ku OBRM-PDUKM dërgoi porosi për bashkimin e gjithë qytetarëve, ndërsa Zaev publikisht të kërkojë falje për ofendimet e bëra në intervistën e fundit për mediumin bullgar Bgnes. Opozita gjithashtu kërkon edhe dorëheqje nga kryeministri Zoran Zaev.
“Tani është koha të tregojmë kundërshtim, sepse Zoran Zaev dhe kompania e tij duan të na riemërojnë, duan të na nënçmojnë, duan të na përqeshin, ndërsa duan të na e ndryshojnë edhe identitetin. Asnjëri prej nesh të mos lejojmë që Zoran Zaev sërish të tregtojë me identitetin dhe gjuhën tonë, me kumanovarët- deklaroi Vllado Misajllovski, OBRM-PDUKM.
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...