Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, e ka akuzuar ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe, për paaftës në lidhje me imunizimin e popullsisë kundër COVID-19.
Nga OBRM-PDUKM thonë se paaftësia e Filipçes, ka rezultuar me ngarkesë dhe kaos para spitaleve për vaksinim, duke shtuar se nuk ka asnjë protokoll.
“Ngutja dhe nxitimi i djeshëm tregoi vetëm një gjë – që sistemi i raportimit dështoi, dhe se interesi i qytetarëve ishte shumë më i madh, por qeveria dështoi t’u shërbejë qytetarëve. Kur po krijohet kaq shumë kaos, Filipçe duhet të gjejë një mënyrë dhe të bëjë më shumë pika vaksinimi ku qytetarët mund të vaksinohen pa u regjistruar. Imunizimi masiv është thelbësor për të fituar sa më shumë imunitet kolektiv që të jetë e mundur, kështu që Filipçe duhet ta bëjë vaksinimin të arritshëm për të gjithë”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Gjithashtu i kërkojnë Filipçes të sigurojë sasi tjera të vaksinave.
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...