Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së, thuhet se “mijëra shkupjanë nënshkruan kundër regjistrimit të falsifikuar të Zaevit”.
Ata shtojnë se në mënyrë masive, në të gjitha komunat e Shkupit, qytetarët i thanë jo regjistrimit që po e shtyn LSDM.
“Regjistrimi është operacion statistikor, dhe si i tillë ai duhet të jetë sipas metodologjisë dhe më pas të japë rezultate reale, dhe jo rezultate të marrëveshjeve politike”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Sipas tyre, pas daljes së madhe të qytetarëve kundër regjistrimit, Zaev duhet ta tërheq idenë për regjistrim në prill.
“Regjistrim po, pr në mënyrë elektronike dhe sipas metodologjisë, që do të japë rezultate reale”, thuhet në fund të njoftimit./Telegrafi/
Vdes nxënësi i vogël që ra në lumin e Gadimes
Keijsi përjashtohet me zarf të zi nga shtëpia e Big Brother ...
Shkëmbi 4 km rrëzohet në Sicili, mbi 1,000 persona evakuohen
Zarfi i parë i zi në shtëpi/ Bullizim dhe dhunë psikologjike...
Kapet në Prishtinë shtetasi i huaj, i kërkuari nga INTERPOL-...
“Jam krenar që jam djali i Violetë Kukajt”, Roge...