Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se LSDM nuk ka kandidatë për krytarë komunash në qytetet e mëdha për shkak se askush nuk niset për t’i humbur zgjedhjet.
“LSDM është në shok nga anketat, madje edhe ata që i bëjnë për nevoja të tyre tregojnë se LSDM humbet. LSDM ende nuk ka kandidat për kryetar në Veles për shkak se askush nuk dëshiron të jetë viktimë”, thonë nga kjo parti.
Ata shtojnë se LSDM do të humb edhe në Aerodrom dhe në komuna të tjera të Shkupit.
“Zaev nuk ka njerëz dhe të gjithë dalin. Anketat e NDI janë edhe një dëshmi se LSDM humb. Anketat partiake të LSDM e thonë të një
të. Për këtë shkak ku kanë bërë të ditur kandidatë, janë kuadro të vjetra dhe nuk ka persona të rinj”, thonë nga kjo parti./Telegrafi/
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...