Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “LSDM i manipulon qytetarët me projekte të rreme”.
“Disa ditë me rend Carovska dhe Zaev i gënjejnë të punësuarit në çerdhe. Premtojnë rritje të pagës, ndërsa në fillim të vitit e ulën për rreth 900 denarë. Arsyeja e uljes së pagës të të punësuarve nga çerdhet nuk u sqaruan”, thonë nga OBRM-PDUKM, njofton telegrafi maqedoni.
Sipas tyre Carovska ashtu si Zaevi bëjnë diskriminim të të punësuarve në çerdhe.
Gënjeshtrat e LSDM-së, sipas partisë opozitare maqedonase, nuk i besojnë qytetarët dhe për këtë shkak Carovska nuk meriton të jetë ministre.
“Rritje reale të pagave dhe jetesë më të mirë për qytetarët do të ketë kur OBRM-PDUKM do të fitojë në zgjedhjet e parakohshme kuvendare”, thuhet në kumtesën e partisë.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës