Nëpërmjet një kumtese të lëshuar nga OBRM-PDUKM thuhet se se “për shkak të paaftësisë dhe papërgjegjësisë së Qeverisë së Zaev, Maqedonia thuajse 14 mijë të infektuar dhe afër 600 të vdekur”.
“Qeveria kriminale e Zaevit nuk kujdeset për qytetarët. Ata kujdesen në mënyrë maksimale në krim dhe në shpërbërjen e shtetit. Për këtë flasin edhe numrat e zeza në ekonomi. Maqedonia është i vetmi shtet në të cilën falimentoi banka gjatë kësaj periudhe”, shprehen nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ata shtojnë se shteti ka hyrë në borxh për një miliardë euro vetëm për tre muaj dhe ekonomia e Maqedonisë nuk është ndihmuar.
“36 mijë qytetarë mbetën pa punë. Kjo Qeveri bëri deficit buxhetor prej 520 milionë eurove për shtatë muaj e parë dhe ekziston frika mes ekspertëve se deri në fund të shtetit nuk do të ketë mjaftueshëm mjete në shtet”, thonë nga kjo parti.
Beatrix Ramosaj “çmend” me format trupore
Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit
Trump: Iranianët po humbasin 500 milionë dollarë në ditë nga...
Shefja në detyrë e BE-së takon Kurtin, i prezanton gjetjet e...
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...