Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “kryetari i Besës për kryetarin e LSDM-së, Zaev tha: ‘Ai është mashtrues që nuk mban fjalë’. Dy muaj më vonë bënë koalicion me atë mashtrues”.
“LSDM dhe Besa sot formuan koalicion për disfatë më 12 prill. Koalicioni është bashkimi i njerëzve pa qëndrime të qarta dhe konkrete”, shprehen nga OBRM-PDUKM.
Sipas tyre, Zaev është njeriu që bëri regjim hibrid ndërsa ky koalicion është krijimi i një regjimi të plotë dhe se Zaevi është koka e krimit dhe shefi i mafias.
“Zaev është njeriu që qëndron pas krimit, korrupsionit dhe zhvatjes, dhe për këtë shkak Maqedonia ra 13 vende më poshtë në indeksin e korrupsionit”, thonë nga kjo parti, njofton telegrafi maqedoni.
Ata shtojnë se ky koalicion është vazhdim i sundimit kriminal ndërsa Lëvizja Besa është partia e cila ishte për federalizim të Maqedonisë dhe se është mirë të dihet nëse Zaev ndan qëndrime të njëjta.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës