Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM i propozoi Qeverisë plan dhe masa për t’ia lehtësuar barrën financiare prindërve dhe të rinjve të cilët ndodhen në varfëri.
“Duket se Qeveria nuk ka strategji për fillimin e arsimit dhe procesit arsimor në shkollat fillore, të mesme dhe arsimin e lartë, as plan për punën në çerdhe”, shprehen nga OBRM-PDUKM, telegrafi maqedoni.
Ata shtojnë se Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk ka plan për mësim online dhe as ka siguruar kushte të mira për fëmijët që fizikisht do të mësojnë, kurse çerdhet, sipas kësaj partie, janë me kapacitete të mbushura dhe ka rrezik se një pjesë më e madhe e prindërve nuk do t’i mund të çojnë fëmijët në çerdhe.
Sipas Velika Stojkova, deputete e kësaj partie, OBRM-PDUKM propozon që studentët të mos paguajnë participimin për këtë vit dhe me këtë masë përfshihen 20 mijë studentë. Masa e dytë është ushqimi falas në shkolla për të gjithë nxënësit dhe masa e tretë është për çerdhet, përkatësisht të jenë falas.
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...