OBRM-PDUKM-ja nuk pajtohet me ikjen e Nikolla Gruevskit, tha sot në konferencë për shtyp zëdhënësi i kësaj partie Naum Stoillkovski.
“OBRM-PDUKM-ja nuk pajtohet me ikjen e Nikolla Gruevskit, kjo nuk është opsion edhe kur të gjithë e dinë se bëhet fjalë për përndjekje politike. Kështu rrezikohen të gjithë personat tjerë që janë cak i përndjekjes”, tha Stoillkovski, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ai tha se Zaevi e ka ditur në cilat rrugë ka lëvizur Gruevski dhe se pa nevojë kanë shqetësuar anëtarët e partisë.
“Ministri për përndjekje Oliver Spasovski dhe Zoran Zaev të përgjigjen se kë e mashtrojnë dhe gënjejnë. Ata duke pasur parasysh resurset e kufizuara të sigurisë së shtetit, duan të tregojnë se nuk e kanë ditur lëvizjen e Gruevskit. Ata duhet të përgjigjen për këtë dyshim”; tha Stoillkovski.
Mundësi “shumë të mëdha” për sulme amerikane ndaj Iranit
Nga Knesset te Konferenca kundër Antisemitizmit, Rama përfun...
Horoskopi 27 janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për sh...
Rinumërohen afro 75% e të gjitha votave
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri
Bora paralizon Japoninë, 16 viktima dhe kaos në transport