Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të OBRM-PDUKME-së, Dragan Kovaçki deklaroi se sot në Prokurorinë Themelore Publike ka dorëzuar tre padi penale, dy kundër ministres aktuale të mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, dhe një kundër një personi udhëheqës në Ministrinë e Mbrojtjes.
“Kjo është hera e parë në historinë moderne të Maqedonisë, ministër aktual i mbrojtjes, në këtë mënyrë joligjore dhe joprofesionale, ta keqpërdorë pozitën e saj dhe përmbajtje nga dokumente të klasifikuara ti shfrytëzon kryesisht për promovimin e saj, dhe atë partiak”, deklaroi Kovaçki.
Sipas tij, Shekerinska e cënon sigurinë, por edhe shtetin në përgjithësi me faktin që jep informacione të cilët janë të një rëndësie vitale për mbrojtjen.
“Vlerësojmë se kjo marrëdhënie e vazhdueshme joligjore ndaj informacioneve të klasifikuara nga ana e një ministri aktual i mbrojtjes e cila paguhet dhe në bazë të ligjit është e obliguar ti ruaj dhe mbrojë informatat e klasifikuara, është e papranueshme dhe kërkojmë nga PTHP që menjëherë të vepron në bazë të autorizimeve të saja ligjore dhe të ngritë procedurë para gjykatës kompetente”, thotë anëtari i Komitetit Ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së.
Nga kjo parti kërkojnë përgjegjësi dhe dorëheqje nga Sheqerinska./Telegrafi/
Begaj viziton Shtëpinë Muze të Kadaresë në 90-vjetorin e lin...
Rreth 60 persona intervistohen në Policinë e Gjakovës për ma...
Vetëvendosje dorëzon në polici kërkesë për hetim të kontratë...
Ish-presidenti i FIFA-s, Blatter, bën thirrje për bojkotimin...
Policia në Gjakovë arreston dy persona të dënuar, ishin në a...
Dallaveret me vota, Kryeprokurori i Gjakovës del në konferen...