OBRM-PDUKM paralajmëron se do t’i paraqesë një ligj Kuvendit mbi legalizimin e tregtisë me kriptovaluta dhe ruajtjen e tyre.
Grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së do të propozojë këtë zgjidhje ligjore, e cila përveç legalizimit dhe vendosjes në një kornizë ligjore të tregtimit të kriptovalutave do të përfshijë një përjashtim ligjor nga llogaritja e TVSH-së për tregtinë e kriptovalutave, dhe investitorët do të përjashtohen nga pagesa e tatimit mbi fitimin dhe tatimi mbi të ardhurat personale të paktën deri në fund të vitit 2023.
“Kjo zgjidhje ligjore do të sigurojë deri në gjysmë miliardë euro për buxhetin. Dhe kjo është gjysmë miliardë euro më shumë për projekte dhe masa për qytetarët.
OBRM-DUKM ka një plan dhe vizion se si ta shndërrojë Maqedoninë në një vend ku teknologjitë e përparuara do të jenë të zakonshme thonë nga atje./Telegrafi/
Man City s’di të ndalet, gati 75 milionë euro për ylllin tje...
Moti në Shqipëri me kthjellime e vranësira kalimtare
Çështja e Presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun
Si e kanë ndryshuar Rusinë katër vjet luftë në Ukrainë
Horoskopi, 23 shkurt 2026
Moti sot i vranët dhe intervale me diell