Deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Timço Mucunski në konferencë për shtyp tha se “Propozimi i Qeverisë për vendosjen e një takse të re që rrit çmimet e derivateve të naftës, do të ndikojë për një valë të re në rritjen e çmimeve të transportit dhe gjithë prodhimeve të tjera”.
Sipas tij, e gjithë kjo mund të nxisë edhe ‘shok; shtesë për ekonominë e Maqedonisë dhe po ashtu do të rritet jokonkurrueshmërinë e kompanive të Maqedonisë në tregun botëror.
“Duke marrë parasysh gjithë këtë, qëndrimi i OBRM-PDUKM-së është i qartë: Pa asnjë dyshim ne do ta bllokojmë këtë Propozim-ligj, duke i përdorur të gjitha mekanizmat demokratike ekzistuese dhe do ta ndalojmë sjelljen e këtij ligji. Në raste se shumica vazhdon të bëjë atë që bën më mirë, me dhunë dhe jashtë procedurës të miratojë edhe një ligj që prek xhepin e qytetarëve, atëherë prioritet i Qeverisë së OBRM-PDUKM-së është shqyrtim i plotë i gjithë politikave anti-treg, prej të cilave janë edhe tatimet e larta”, Mucunski.
Ai shton se për këtë Propozim-ligj, qëndrimi i akademikëve, odave ekonomike dhe qytetarëve është i njëjtë, se bëhet fjalë për masë e gabuar në kohë të gabuar./Telegrafi/
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...