Nga OBRM-PDUKM thonë se “sot funksionarë nga LSDM dhe aktivistë të rinj, pa pajisje mbrojtëse ndanin materiale propagandistike”.
“Pjesa më e madhe e këtyre nuk kishin asnjë mbrojtje, dhe më pastaj në mënyrë të drejtpërdrejtë rritën rrezikshmërinë nga përhapja krizës corona. Për Zaevin nuk është i rëndësishëm shëndeti i qytetarëve, por kolltuku partiak”, shprehen nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ata shtojnë ligji ndalon fushatën zgjedhore para kohe dhe kjo është vepër penale.
“LSDM sot drejtpërdrejt rrezikoi shëndetin e qytetarëve dhe kreu vepër penale për fushatë të nisur para kohe. Zaev po humb kontrollin duke rrezikuar shëndetin e bashkërpariakëve dhe të qytetarëve”, shprehen nga kjo parti.
Në fund thuhet se Zaev është i gatshëm të shkel mbi shëndetin e qytetarëve vetëm për, siç thonë nga OBRM-PDUKM, të shpëtohet nga përgjegjësia.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...