Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Maqedoni, prej sot (31 dhjetor) do të jenë në pushim dimëror, me çka edhe përfundon gjysmëvjetori i parë i vitit shkollor 2020/2021.
Nxënësit do të jenë në pushim deri më 21 janar, kur edhe duhet ta nisin gjysmëvjetorin e dytë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas ndryshimeve në kalendarin për organizim të punës së shkollave, gjysmëvjetori i parë nisi me një muaj vonesë, gjegjësisht 1 tetor, ndërsa numri i ditëve mësimore është ulur nga 180 në 159.
Pushimi dimëror është në periudhë sikurse vitin e kaluar, ndërsa edhe pse kishte kërkesa për pushim të mëhershëm, ato nuk u pranuan.
Derisa nxënësit do të jenë në pushim, kuadri mësimor dhe palët tjera do të kenë mundësi që deri më 20 janar të dërgojnë komente, propozim dhe sugjerime për draft-konceptin e ri për arsimin fillor.
Ai parasheh që disa lëndë të integrohen në disa të tjera, dhe të mos mësohen si të veçanta, në mesin e tyre dhe lënda e historisë.
Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës
Dënimet me vdekje në SHBA, Administrata Trump: Edhe me pushk...
Kurti deklarohet pas ofertës për PDK-në e LDK-në për preside...
Mustafa i përgjigjet VV-së: Propozojini me PDK-në tre emra p...
PDK refuzon ofertën e VV-së, Hamza: Manovër politike
Haradinaj: Kërkesa e LVV-së për opozitën rreth presidentit ë...