Nxënësit e Tetovës solidarizohen me Shqipërinë

13:25 | 29 Nëntor 2019
Arbresh.info

Nxënësit e shkollës së mesme medicinale “Nikolla Shtejn”, në Tetovë, kanë shpalosur sot flamurin gjigant shqiptar në nder të festës së pavarësisë së Shqipërisë, dhe në shenjë solidariteti me viktimat e tragjedisë që goditi vendin tonë.

“Lutu për Shqipërinë” ishin fjalët që nxënësit formuan me koreografinë e tyre, dhe më poshtë do të lexoni vargjet prekëse të shkruar nga nxënësit e kësaj shkolle.

“Dita e Flamurit të gjeti të lëkundur mirëpo jo të mposhtur, e jona Shqipëri! Na bashkoi të gjithë shqiptarëve anë e mbanë ngaqë dhimbja yte është edhe dhimbja jonë. Në këtë ditë të errët Nëntori, mes dhimbjesh e lutjesh, ne nxënësit e shkollës së mesme të Medicinës bashkëndjejmë dhimbjen me ty!” thanë nxënësit.

Mbahu Shqipëri, mbahu, se nuk thyhesh dot Ti!

https://www.facebook.com/tetovasot2/videos/2489676551070274/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme