Numri i të shëruarve nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 10,025 njoftoi Ministria e Shëndetësisë, duke e vlerësuar si të suksesshme punën e institucioneve shëndetësore në luftën kundër koronavirusin të ri.
“Në javët e fundit kemi një rritje të numrit të njerëzve që shërohen nga koronavirusi dhe numri i atyre aktivë është në rënie. Vetëm së bashku mund të parandalojmë përhapjen e virusit. Mbani maskë mbrojtëse, mbani distancën fizike dhe pastroni duart rregullisht. Nuk ka asgjë më të rëndësishme se shëndeti dhe jeta e njeriut”, deklaroi ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe.
Sipas raportit të Institutit të Shëndetit Publike, në 24 orët e fundit janë testuar 1,733 kampione dhe prej tyre 159 persona janë diagnostikuar me sëmundjen e rrezikshme. 6 ishin vdekjet e reja. Numri më i madh i të infektuarve është në qytetet e Shkupit, Kumanovës dhe Gostivarit. Sa i përket viktimave; katër janë regjistruar në Shkup të moshës 77, 80, 85 dhe 86 vjeç, një në Gostivar dhe një tjetër në Shtip. Më këto numri i të vdekurve ka arritur në 563, pjesa dërrmuese të të cilave në Shkup. Aktivë janë ende 2,843 persona.
Glauk Konjufca tregon dy arsye pse qytetarët duhet të mbësht...
Hamza premton ulje të çmimeve përmes heqjes së TVSH-së në pr...
Aksident mes dy veturave në hyrje të autostradës në Kaçanik,...
Kurti në Gjakovë, premton investime dhe politika anti-korrup...
Arsenali dëshiron t’i shtojë konkurrencë Rayas, portie...
Spiropali takohet me Ali Ahmetin dhe zyrtarë të tjerë: Shqip...