Takimi në OKB mes krerëve të diplomacisë greke dhe maqedonase nuk shënoi progres për zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë, njoftoi sot i dërguari i OKB-së për këtë çështje, Matthew Nimetz, duke iu referuar vazhdimit të dialogut në Bruksel.
Duke përshëndetur bisedimet dy-ditore në Nju Jork, Matthew Nimetz u shpreh në një interviste të shkurtër për shtypin se ”problemet ishin të mirë përcaktuara” dhe se ”dy palët janë të vetëdijshëm për rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje”.
”Por nuk kemi ende zgjidhje përfundimtare të problemeve”, pranoi i dërguari i OKB-së.
Dy palët janë të vendosura për të bërë çdo përpjekje për të arritur një marrëveshje dhe po punojnë shumë për këtë çështje.
Dy ministrat do të takohen në Bruksel për të vijuar dialogun.
Ministri jashtëm grek dhe ai maqedonas, Nikos Kotzias dhe Nikola Dimitrov, prej muajsh po zhvillojnë një sërë takimesh në praninë e Matthew Nimetz në përpjekje për t’i dhënë fund mosmarrëveshjes mes dy shteteve, të cilat vijojnë prej më shumë se dy dekadash.
Greqia refuzon emrin e Maqedonisë si homonim i emrit të krahinës së saj veriore. Ajo kundërshton anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe në NATO pa u zgjidhur kjo mosmarrëveshje.
Negociatat bazohen në mundësinë që Maqedonia të miratojë një emër që përmban këtë fjalë, shoqëruar me një fjalë përcaktuese si ”Maqedonia e Re” apo ”Maqedonia e Veriut”.
Ankaraja kërkon zgjatjen e armëpushimit midis Iranit dhe Sht...
Orbán nuk do të marrë pjesë në samitin e tij të fundit të BE...
Rriten çmimet e biletave, Stacioni i Autobusëve del me njoft...
Shtëpia e Bardhë mohon se ShBA-ja ka kërkuar zgjatje të armë...
Luis Enrique “makthi” i skuadrave angleze në Lig...
ShBA: Asnjë anije nuk ka kaluar bllokadën në 48 orët e para