Ministria e Shëndetësisë informon se sot Komisioni për sëmundje infektive zhvilloi mbledhje ku u diskutua për mundësinë e lehtësimit të masave të mëparshme për parandalimin dhe mbrojtjen kundër përhapjes së coronavirusit.
Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për sëmundje infektive kanë vendosur t’i rekomandojnë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut që të gjitha masat e miratuara deri tani të mbeten në fuqi, njofton telegrafi maqedoni.
Trendi i rasteve të reja me COVID-19 në dy ditët e ardhshme do të merret në konsideratë në mbledhjen e Komisionit për sëmundje infektive që do të zhvillohet ditën e hënë, pas së cilës do t’i jepen Qeverisë rekomandime të reja për veprime të mëtejshme në lidhje me masat.
Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që në mënyrë të vazhdueshme të zbatojnë masat, të respektojnë ndalimin e grupeve më të mëdha se dy persona, të mbajnë një distancë prej të paktën dy metra dhe të veshin pajisje mbrojtëse për një person në rast se hapësira midis qytetarëve është më e vogël se përshkruara.
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do ta dyfishojmë buxhetin për ...
Një i plagosur pas përleshjes mes disa personave në Suharekë
Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës
Mes sulmeve të reja në Kiev, Zelenskyy do të takohet me udhë...
“Çmendet” Man Unitedi, gati ofertën 200 milionëshe për Jude ...
Zjarrfikësit japin detaje për shtëpinë që u përfshi nga zjar...