Bisedimet në mes grupeve të pozitës dhe opozitës për Ligjin për Prokurorinë Publike, me të cilën zgjidhet e ardhmja e Prokurorisë Speciale Publike, është në “status quo” dhe tani për tani ende nuk është paraparë ndonjë takim i ri, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga Ministria për Drejtësi për AIM-në konfirmojnë se nuk ka ndryshime në lidhje me bisedimet rreth ligjit për prokurorinë publike dhe se për sot nuk është caktuar takim në me grupeve punuese.
Edhe pse priteshe që grupet e dy partive të bisedojnë në fillim të kësaj jave, ajo nuk ndodhi, ndërsa takimi i tyre i fundit u mbajt në korrik dhe që atëherë pozicioni i partive politike nuk ka ndryshuar.
Pozita, siç ka përsëritur disa herë është e gatshme që të bisedojë për kërkesat e opozitës, por linja e kuqe është lufta e pakompromis kundër krimit, ndërsa opozita qëndron në qëndrimin se nuk pranon që autonomia e PSP-së të transferohet edhe tek prokuroria e re.
Tërmeti me magnitudë 4.9 ballë godet Turqinë Lindore
Përfundon protesta kundër shtrenjtimit të energjisë
MPJD kërkon angazhim ndërkombëtar pas arrestimit të ish-usht...
31 të vdekur nga shpërthimi në xhaminë e kryeqytetit të Paki...
Policia rrethon Qeverinë, disa protestues arrijnë para objek...
Arrestohet një protestues i moshuar që po kundërshtonte shtr...