Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, në intervistën për kanalin e tretë të televizionit shtetëror grek ERT, i sqaron ndryshimet që tashmë janë bërë, por edhe ato që vijojnë lidhur me emrin e ri.
Në fillim të kronikës së ERTZ, Nuhiu e tregoi vulën që tashmë vendoset në pasaportat e Maqedonisë, ku është emri i i ri Maqedonia e Veriut.
“Do të doja të them se i kemi bërë të gjitha ndryshimet e tabelave në hyrjet e shtetit tonë me emrin tonë Maqedonia e Veriut. Gjithashtu kemi bërë ndryshime të tjera lidhur me vulat në të gjitha shërbimet e MPB-së”, thotë Nuhiu.
Lidhur me targat e automjeteve, gazetari në kronikë thekson se edhe ato do të ndryshohen në katër muajt e ardhshëm, derisa, megjithatë, zëvendësministri e sqaron zgjidhjen për periudhën kalimtare.
“Kemi zgjidhje për periudhën kalimtare. Kemi përgatitur të ashtu quajturën ngjitëse falas për pronarët e automjeteve derisa ta kemi kodin e ri të trafikut në vend”, sqaron zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu në intervistën për ERTZ.
Dasma top sekrete e Dua Lipës me Callum Turner – dy sheshe d...
“Pesë shokët nga Kosova u futën në det…”, ...
Formacionet zyrtare, Shqipëri – Izrael: Maran befason ...
Trump: Po mos të isha unë, Izraeli nuk do të ekzistonte
Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabiliteti...
Forcohet bashkëpunimi Kosovë–Francë në luftën kundër krimit ...