Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova” Tetovë për shkak të reshjeve të shumta të shiut u bënë thirrje qytetarëve që të mos përdorin ujin për pije.
“Për shkak të reshjeve intensive gjatë këtyre ditëve, ka ardhur deri në turbullimin e ujit për pije në burimet që gjenden në Kodrën e Diellit. Me rekomandim të Qendrës për Shëndet Publik- Tetovë rekomandohet mos përdoret uji për pije!
Ndalesa për përdorim е ujit për pije do të vlejë deri në marrjen e rezultateve përfundimtare. Momentalisht qyteti furnizohet me ujë për pije me sasi prej 350 l/s,” thuhet në njoftimin e NPK “Tetova” Tetovë./Telegrafi/
Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për shtrenjtimin e naftës...
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë