Njëzet e tre ambasada të Maqedonisë Veriore nëpër botë kanë ngelur pa ambasadorë.
Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe kryetari Stevo Pendarovski vazhdojnë me konsultimet për emërimin e 19 ambasadorëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga MPJ njoftojnë se 23 vende kanë ngelur pa ambasadorë dhe se konsultimet me presidentin për emërimin e 19 ambasadorëve vazhdojnë dhe se procesi është në fazën përfundimtare.
Nga kabineti i kryetarit Pendarovskit, pranojnë se konsultimet vazhdojnë, po pa dhënë detaje shtesë. OBRM-PDUKM në anën tjetër i bën apel Qeverisë të mos emërojë ambasadorë të përfaqësitë e rëndësishme për shkak se kur të vinë në pushtet do t’i shkarkojë që të gjithë.
Ish-ministri Antonio Milloshoski thotë se partia e tij nuk kundërshton emërimin e Shpresa Jusufit për ambasadore të Kosovës apo Rami Rexhepit për ambasador në Romë, por kundërshtojnë emërimin e Teuta Arifit për ambasadore në SHBA, Dane Talevskin në NATO, Misho Dokamankoviq në Israel dhe Sashko Nasef në Sofje.
48 vjeçari humb jetën në vendin e punës në Shtime
45 minuta të çmendur në “Allianz Arena” – pesë gola të shënu...
Ankaraja kërkon zgjatjen e armëpushimit midis Iranit dhe Sht...
Orbán nuk do të marrë pjesë në samitin e tij të fundit të BE...
Rriten çmimet e biletave, Stacioni i Autobusëve del me njoft...
Shtëpia e Bardhë mohon se ShBA-ja ka kërkuar zgjatje të armë...