Një vit më parë në opinion dolën informacione se me urdhër të PSP-së janë arrestuar pesë persona dhe janë kryer 12 kontrolle në hetimin e ri të quajtur ‘Perandoria’, ndërsa Orce Kamçev ishte në mesin e të arrestuarve. Të dyshuar ishin 13 persona dhe këtu bënte pjesë ish-shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe shefi i ‘Pelisterka’, Cvetan Pandeleski.
Prokuroria Speciale Publike pesë personat e dërguar para gjykatës më tetë nëntor i akuzonte për shoqërim kriminal, keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve, mashtrim dhe larje parash, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me ndërmarrjen e masave hetimore dhe me e masat të posaçme hetimore, PSP siguroi dëshmi të mjaftueshme se në periudhën prej vitit 2002 deri në vitin 2013, të dyshuarit kanë kryer disa vepra penale.
Me propozimin pozitiv nga Katica Janeva, vjet Orce Kamçev para vitit të ri doli nga paraburgimi bashkërisht me Sasho Mijallkov i cili më vonë u arrestua. Pas hetimit ‘Haraçi’, ku Janeva akuzohet se ka keqpërdorur pozitën zyrtare dhe i ka mundësuar Kamçevit të dalë nga paraburgimit, u bë e qartë se pas këtij vendimi qëndrojnë interesat personale të saj.
Pas ndërmarrjes së lëndëve nga Prokuroria Shtetërore, në opinion nuk ka njoftime se çfarë po ndodh me rastin ‘Perandoria’. Prokurorja Lile Stefanova e cila udhëheq me rastin u kthye si prokurore në Radovish.
Ndryshe, avokatët e të dyshuarve kërkojnë që procedura për rastin ‘Perandoria’ të ndalojë për dy arsye: aktakuza për rastin ‘Haraçi’ ku akuzohet Katica Janeva dhe mendimi i Gjykatës së Lartë të janarit të këtij viti ku thuhet se PSP nuk mund s’mund të hapë hetime pas 30 qershorit të vitit 2017.
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...
Berat, 37-vjeçari dërgohet në spital i plagosur me armë zjar...