Gjykata Penale e Shkupit sot i ka shpallur fajtorë disa nga të akuzuarit në rastin “Dhuna në Qendër”.
Me këtë vendim, Nikolla Gruevski është dënuar me një vjet e gjashtë muaj burg, ndërsa Mile Janakieski është dënuar me një vjet burg me kusht, nëse në katër vitet e ardhshme nuk kryen vepër tjetër penale, njofton Telegrafi Maqedoni.
Gjithashtu i akuzuari Aleksandar Trajkovski është dënuar me një vit burgim me kusht, nëse në periudhën e ardhshme nuk kryen vepër tjetër penale.
Gjykimi për rastin “Dhuna në Qendër” filloi katër vjet më parë. Dy të pandehur e pranuan fajin, njërit iu dha dënim me kusht. Ndërsa kundër Daniela Rangelovas dhe dy të tjerëve, Prokuroria i tërhoqi aktakuzat.
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
“Mallkimi” i Krishtlindjeve – A do të arri...
Gmail po ndryshon rregullat? Adresa juaj e email-it mund të ...