Deri te aksidenti ka ardhur me ndeshjen e një jahte dhe të një anije me vela, ka viktima.
Në një aksident detar i cili ndodhi sot në gjirin e Bokës së Kotorit, afër Lushticës, sipas informatave jozyrtare të portalit CdM, një person ka vdekur dhe disa janë lënduar. Gazeta malaziase “Vijesti” shkruan se kanë pësuar dy persona.
Siç ka thënë për CdM drejtori i Drejtorisë për Siguri Detare, Safet Koçan, deri te aksidenti ka ardhur me rastin e ndeshjes së një jahte motorike me një anije me vela, transmeton Insajderi.com.
“Aksioni i shpëtimit të të lënduarve është në vazhdim. Është angazhuar edhe një helikopter”, ka thënë shkurt për CdM Koçan.
“Vijesti” shkruan se aksidenti ka ndodhur rreth tetë mile në juglindje të gjirit Oblatna në Trashta, rreth orës 12. Gazeta pretendon se në vendin e ngjarjes janë dërguar anijet e Drejtorisë për Siguri Detare SAR-1 dhe SAR-2, ndërsa në aksion është përfshirë edhe një helikopter i MBP-së, si dhe Shërbimi i Mbrojtjes dhe Shpëtimit i Komunës së Tivatit, pjesëtarët e të cilës janë rrugës për në vendin e aksidentit.
Ky është aksident i dytë për një javë në det. Javën e kaluar në Ulqin kanë vdekur nëna me të birin, shtetasit slloven, kur “banania” e cila ishte e lidhur me një skuter, e në të cilën ishte e tërë familja, e ka goditur një anije e cila i transportonte turistët. Vajza dhe babai janë lënduar rëndë në këtë aksident.
Dogana e Kosovës sekuestron rreth 300 mijë euro të padeklaru...
‘Vullnetarë’ rusë financojnë manastiret serbe në...
Sulmi i Realit nuk po funksion pa Mbappen – ‘Los...
Përmbytje katastrofike në Washington, qytetarët urdhërohen t...
Zgjatet afati i aplikimit për Skemën e Granteve për Energji ...
Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë i kërkuari me urdhërarre...