Një krim brutal ndodhi mëngjesin e së premtes, në Volos të Greqisë në një familje shqiptarësh.
Kryefamiljari vrau gruan e tij dhe më pas u arratis. Policia është në kërkim të tij, pasi pas ngjarjes u largua me vrap drejt rrugës Gladstone.
Policia ka rrethuar zonën dhe është në kërkim të tij.
Ishte vajza e viktimës që telefonoi shërbimet e urgjencës e tronditur kur pa nënën e saj të mbuluar me gjak në hyrje të pallatit, sipas medias vendase.
Autori vuante më parë nga problemet e shëndetit mendor. Ai ka qenë i kuruar për këto probleme por ende s’dihen shkaqet që nisi sherri në familje.
Banorët e zonës thonë se asnjëherë nuk ka pasur probleme në familjen e tyre dhe nuk kanë qenë asnjëherë problem me fqinjët./tch/
Cili lider partie ka humbur më së shumti vota deri më tani?
Rritet numri i gjobave në trafik
Donacioni prej 25 milionë eurosh nga Emiratet Arabe për ndër...
Ftohen mbi 100 zyrtarë për intervistim, dyshohen për manipul...
Dy vëllezërit shqiptarë autorë të shpërthimit me eksploziv n...
“E godita në tavolinë,” Trump zbulon pse kishte dorën e mavi...