Një grua nga Shkupi, që synonte të zbulonte fatin e saj dhe të largonte “të këqijat”, ka qenë e mashtruar nga një “fallxhore”. Ajo i kishte thënë se i kanë bërë diçka të keqe dhe ja ka marr floririn, kinse për ta dërguar në kishë.
“Siç njoftojnë dje nga Ministria e Brendshme, V.S. (29) ka raportuar se të njëjtën ditë në orën 12:40 ishte mashtruar nga një person i panjohur femër. Pasi personi arriti në oborrin e saj me qëllim të shitjes së veshjes së një gruaje paditëses, ajo filloi të fliste për jetën e V.S. se dikush ka bërë gjëra të këqija dhe nëse ajo dëshiron, ajo mund t’i heqë ato. Pasi paditësja nga shpija kishte sjell stoli ari, gruaja e panjohur e vendosi në një tas me ujë dhe pastaj i ka thënë se këtë flori me patjetër duhet ta dërgoj në kishë, ndërsa pastaj do ta kthente. Gruaja e panjohur mori floririn dhe u largua nga vendi i ngjarjes dhe nuk u kthye më”, thonë nga MPB.
Nga policia janë marrë të gjitha masat për zbardhjen e rastit.
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot