Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski, lideri i VMRO-DPMNE-së, ka deklaruar se mjafton një shkëndijë për të ndezur gjithë Ballkanin.
Gjatë një interviste për gazetën serbe, “Blic”, Gruevski ka deklaruar se Ballkani është i njohur për shkak të konflikteve.
Gruevski: Shpesh ne kemi qenë dëshmitarë të një konflikti në një shtet apo të një tjetri. Ballkani është një zonë e caktuar ku ka shumë interesa. Për fat të keq, shkëndija e hedhur në një vend mund të ndezë zjarrin në shumë vende të tjera. Ne shohim se ka tension të madh në disa vende të rajonit. Do të ishte naive të përjashtonim ndonjë skenar, por kjo varet nga ne dhe se duhet të punojmë më shumë për t’i kapërcyer ato.
Ai është shprehur i bindur se me formimin e Qeverisë së re, Maqedonia do të bëhet shtet binacional me dy gjuhë zyrtare dhe se bashkësitë e tjera etnike sipas tij, do të kalojnë në plan të dytë.
Gruevski: Maqedonia do të bëhej shtet binacional me dy gjuhë zyrtare. Bashkësitë tjera etnike të cilat janë pasuri e Maqedonisë sonë multietnike, do të shkonin në plan të dytë. Pastaj do të fillojë procesi i kantonizimit ose federalizimit, që do ta zhdukte karakterin unitar të shtetit. Partitë shqiptare nuk largohen nga kushtet e bankënotave si dhe uniformat. Do të fillojë debati për himnin, stemën dhe flamurin dhe vonë do të rezultojë me ndryshimin e tyre.
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...