Këtë të martë, rreth orës 14:23, në një lokal ushqimor në Višnjička Banja të Beogradit, një person i panjohur sulmoi me armë zjarri, duke lënë të plagosur pesë persona, tre burra dhe dy gra, sipas asaj që njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Të plagosurit janë transportuar menjëherë dhe po marrin trajtim në Qendrën e Emergjencës. Fillimisht u raportua se një grua nuk kishte shenja jete në vendngjarje, por burime mjekësore konfirmojnë se ajo është ende gjallë, në gjendje kritike, dhe i është nënshtruar reanimacionit.
Policia po punon intensivisht për të sqaruar të gjitha rrethanat dhe faktet e ngjarjes, ndërkohë që në vendin e ngjarjes është vendosur aksioni “Vorbulla 3”, me qëllim kontrollin dhe sigurimin e zonës.
Si pjesë e hetimeve, inspektorët morën prova nga lokali, ndërsa identiteti i autorit mbetet i panjohur dhe po punohet për kapjen e tij.
Autoritetet kërkojnë nga qytetarët që të qëndrojnë larg zonës dhe të bashkëpunojnë në rast të informacioneve të dobishme.
Oficeri i FSK-së kryen me sukses trajnimin e këmbësorisë, vl...
Rama takon Whitakerin: Prioritet i përbashkët, forcimi i mar...
Haxhiu: Në jetën dhe veprën e Rexhep Qosjes, fjala shqipe gj...
Murati nënshkruan udhëzimin: Arkat fiskale bëhen digjitale d...
OVL-UÇK mirëpret procedimin e ligjit për UÇK në javën tjetër
Burgim i përjetshëm për dy terroristët e Banjskës, Hoxha: Ta...